TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2024, 09:28

Me pistoletë stilolaps dhe municion luftarak, arrestohet 51-vjeçari në Dimal  

Shkruar nga Pamfleti

Me pistoletë stilolaps dhe municion luftarak, arrestohet 51-vjeçari

Një 51- vjeçar është vënë në pranga nga policia ditën e sotme në Dimal, pasi organizonte lojëra fati. 

Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", janë sekuestruar 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak. 

"Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps   dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat."- njofton policia. 

Lini një Përgjigje