TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2024, 18:03

Megaoperacioni në Shqipëri dhe vendet e BE, publikohen pamjet kur sekuestron 2.5 mln euro cash (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni në Shqipëri dhe vendet e BE, publikohen pamjet kur

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar në Itali, Shqipëri, Zvicër e Poloni, ndërsa janë lëshuar 61 masa arresti.

Grupi kriminal merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, kryesisht Itali. Mes të ndaluarve ka edhe shtetas shqiptarë të dyshuar, teksa autoriteteve u janë dashur 4 vite hetime.

Në video duken dy çanta dhe një valixhe mbushur plot me euro të cilat janë vendosur në pako me vakum dhe më pas janë futur në çanta.

Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë 21 persona që i përkasin grupit dhe u sekuestruan rreth 2 milionë euro e gjysmë cash, 5 pistoleta me municionet e tyre, 8 makina dhe 360 ​​kg drogë të cilat, nëse do të hidheshin në treg, mund të kishin dhënë rreth 30 milionë euro.

Ndaj personave nën hetim janë lëshuar urdhra për sekuestrim paraprak me qëllim konfiskimin e pasurive në vlerë totale mbi 60 milionë euro.

Operacioni në Shqipëri

SPAK përmes një njoftimi bëri publike bilancin e operacionit në Shqipëri. Bëhet fjalë për 21 kontrolle dhe arrestimin e 2 anëtarëve të dyshuar të grupit të strukturuar kriminal. Konkretisht Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente si dhe sende të tjera me vlerë.

Operacioni në Itali

Përveç sasive të drogës janë sekuestruar edhe 60 mln euro pasuri, mes të cilave 2 mln euro cash. Gjithashtu sasi armësh dhe 360 kg kokainë, raporton "Il Giorno".

Nga hetimet e deritanishme mësohet se aktiviteti kriminal dhe narkotrafiku bëhej nëpërmjet platformave të koduara në Sky ECC.

Grupi kriminal dorëzonte lekët tek një grup kinez, i cili më tej si operator tranzit bënte të mundur nxjerrjen jashtë vendit me mjete transporti.

Operacioni po kryhet nga Prokuroria e Brescia, në koordinim me Komandën e Guardia di Finanza dhe Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (S.C.I.C.O.), ku marrin pjesë rreth 400 forca policore dhe karabinierë.

Lini një Përgjigje