TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2025, 16:55

Mori përpara trarin e parkingut me "Audi" dhe u arratis, si Skerdi Sina u iku Shqiponjave më 1 qershor! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mori përpara trarin e parkingut me "Audi" dhe u arratis, si

Një video se si Skerdi Sina, i arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ka arritur tu shpëtojë forcave Shqiponja më 1 qershor është publikuar sot në media. Në videon e mëposhtme, Sina shihet kur u ikën efektivëve të Shqiponjave në parkingun e një pallati gjatë ndjekjes. 

Siç shihet në pamjet, Sina me një makinë Audi ka ndaluar në parking pas ndjekjes nga policia dhe ka pritur teksa këta të fundit të zbresin nga motorët. Por teksa efektivët kanë rrethuar makinën, Sina i ka dhënë menjëherë gaz, duke u larguar nga aty. 

Dy ditë më parë Skerdi Sina teksa ishte vënë në ndjekje nga Policia tentoi që t'i ikë me makinën Audi Q8 së bashku me Joni Sadikajn. Kur është pikasur në rrugën Myslym Shyri, forcat Shqiponja i janë vënë nga pas. Gjatë tentativës për tu larguar Sadikaj, i cili ishte dhe shofer ka përplasur edhe katër automjete të tjera duke i marr përpara. Para se të arrestohej Sina ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. 29-vjeçari raportohet se ka lidhje edhe me Aleksandër Sadikajn.

Kush është Skerdi Sina?

Skredi Sina nuk është emër i panjohur për autoritetet. Në muajin janar ai u shpall në kërkim, pasi dyshohet se kishte mbajtur peng një 21-vjeçare në një banesë të marrë me qira në Astir.

Pesë persona dyshohet se mbajtën të mbyllur në apartament 21-vjeçaren Sajma Qordja duke u shpallur në kërkim atë kohë dhe bëhet fjalë për Skerdi Sinën, Ogert Aliajn, Arnold Jahon, Anduel Aliajn dhe Joni Sadikajn. 21-vjeçarja mësohet se ishte e dashura e Sadikajt.

Ngjarja ndodhi më 9 janar në kryeqytet, kur një vajzë telefonoi në sallën operative të Policisë së Tiranës, se ishte dhunuar nga disa persona alarmoi policinë. Kjo e fundit  blindoi për mbi 1 orë zonën e “Astirit” në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi.

Madje efektivëve të RENEA-s iu desh të zbrisnin me litar nga katet e sipërme, për të hyrë në apartament dhe shpëtuar vajzën e re. Brenda ambienteve u gjetën edhe armë e drogë./Dosja.al

Lini një Përgjigje