TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2025, 15:32

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro, flet babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, do publikoj dokumentet

Shkruar nga Pamfleti

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro, flet babai i Suel

Babai i Suel Çelës, Petrit Çela ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln euro në Verona të Italisë të dy djemve të tij.

Sipas SPAK, pasuritë e sekuestruara vinin nga burime të paligjshme, kryesisht nga trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

Përmes një bisede telefonike me gazetaren Klodiana Lala, Petrit Çela u shpreh se pasuria e tij është e ligjshme ndërsa shton se ka filluar biznesin 34 vite me parë.

Ai deklaroi se pasuria në Itali është hetuar dhe se zotëron 3 vendime gjykatash. Çela ka reaguar ashpër dhe ndaj medias që sipas tij po “I nxin jetën”.

Petrit Çela thotë gjithashtu se betejën me SPAK do ta vijojë dhe se do të bëjë dokumentet publike.

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, SPAK sekuestroi një ndërtesë në Nogarole Rocca në Verona, me vlerë 3 mln euro të përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane), një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit) si edhe një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit me kuota 100% në Itali.

Suel Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa i vëllai Marjo Çela ndodhet aktualisht i burgosur në Belgjikë, i arrestuar në Verona në qershor 2024, i dyshuar për një vrasje mafioze në Antwerp, të lidhur me përplasjet mes grupeve rivale të trafikut të drogës.

Lini një Përgjigje