
Aktiviteti i drogës i cili kryhej në portet më të rëndësishme të Europës kishte sjellë shumë të ardhura për Franc Çopjan dhe grupin tij.
Këto para që tashmë kishin në duar trafikantët ose i pastronin në blerjen e objekteve apo sipërfaqeve të tokave ose i fshihin.
Një episod interesant është zbuluar nga përgjimet e Sky me Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
Sipas përmbajtjes së komunikimi, Çela i thotë Çopjas se ka marrë në Tiranë një shumë parash të dyshuar prej 3.8 milion euro, kësaj shume i ulët përqindja e transportit të parave cash e cila është 2%.
Ndërsa Franci i shkruan se ditën e diel do të dorëzojë dhe një shumë tjetër të dyshuar prej 3 milion euro.
Për gjithë këto të ardhura Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ullinj do të bëjë një gropë për fshehjen e parave.
Biseda si më poshtë:
Çela: Shok 3.8 mora sot në Tr...Shumë flm... Dmth 3.8-2%...
Çopja: Po.... "Do të dorëzoj tjera të dielën me kismet ... 3M... E vazhdojnë me radhë... Se i mbledh dhe lekët mutin gjitha t mëdha...
Çela: Kanë 200 ullinj ne mal duhet fut naj qyp atyre... Se ullinjtë rrojnë shumë...
Çopja: Ahahaha... Kthej flori....Mos fut lek në tokë... Më dgjo mu...
Çela: Ska flori... Duhet me grabit naj bankë... Duhet me porosit nga Afrika
Çopja: E di q ska... Do flas un ktu me njani mos i nai saju ky... Po mblidhi avash avash... Por mos fut lekë në tokë se të prishen/ Ora News
Lini një Përgjigje