TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2025, 15:07

Qëlluan me armë pas një konflikti për parakalim në aksin Durrës-Tiranë, arrestohet 46-vjeçari; në kërkim kushëriri

Shkruar nga Pamfleti

Qëlluan me armë pas një konflikti për parakalim në

Policia e Durrësit ka arrestuar 46-vjeçarin Alban Domi, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri shtetasi me inicialet E. D pas një sherri për parakalim. 

Kushëriri i autorit që qëlloi me armë zjarri pas një parakalimi në aksin Durrës-Tiranë u prangos, ndërsa shtetasi E.D është shpallur në kërkim nga policia. 

Nga të shtënat me armë me të cilën udhëtonte 35-vjeçari L.Sh, mbeti i plagosur shoferi 35-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D.

Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim”, njoftoi policia.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

Lini një Përgjigje