
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kuçovë, ku një 59-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Policia njofton se fatmirësisht gruaja ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Blutë kanë arrestuar në flagrancë 59-vjeçarin ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij akti.
“Policia thotë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje