
Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, ku një 25-vjeçar humbi kontrollin e motomjetit që po drejtonte.
Burime bëjnë me dije se 25-vjeçari Ergest Qenani, banues në Tepelenë, duke drejtuar një motor, është përplasur me barrierat metalike anës rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë, duke rezultuar fatale për të riun, për shkak se ka marrë dëmtime në kokë dhe nuk ka arritur dot të mbijetojë, duke humbur jetën në vend.
"Pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje