Detaje të tjera janë zbardhur nga hetimet lidhur me ngjarjen e 5 ditëve më parë në Elbasan, ku u vendos tritol në derën e banesës së motrave Alda dhe Xhovana Nikolli.
Mësohet se policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin prej dy muajsh me qira motrat Nikolli.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se kamerat kanë kapur një person duke lëvizur në zonë në orën kur ka ndodhur shpërthimin me tritol. Policia ka identifikuar personin e dyshuar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal.
Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Për shkak të statusit të veçantë dhe tregimit të disa krimeve, SPAK i ka krijuar të gjitha kushtet dhe komoditetet vrasësit serial Nuredin Dumani i cili ka luksin, kohën dhe mjetet teknologjike që të zërë të dashur, ngacmojë femra të martuara dhe më tej të kanosë nga brenda qelisë që SPAK ja ka akomoduar më të gjitha aksesorët.
Njëra nga viktimat e tij është Alda Nikolli, e cila rezulton të jetë dhe kunata e Amarildo Xhenaj alias Nikollit, shkodranit të arrestuar nga policia e Vlorës për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla në Vlorë.
Alda Nikolli është ngacmuar në mënyrë sistematike nga Nuredin Dumani dhe më pas kur ai dështoi të krijojë një lidhje sentimentale të qëndrueshme, filloi me kërcënimet, kanosjet dhe deri në dhunimin brenda në burg të Amarildo Xhenaj alias Nikollit.
Ngjarja është mbajtur e fshehur nga SPAK dhe vetë administrata e burgjeve, ndërkohë Alda Nikolli, për këtë situatë të paprecedentë ka shkuar të bëjë denoncim në Policinë e Elbasanit dhe më pas në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Denoncimi është administruar nga SPAK, por ende nuk ka një vendimmarrje se çfarë do bëhet me të. Ndërkohë tre ditë më parë në banesën e Alda Nikollit dhe motrës së saj, Xhovana Nikolli, gruaja e Amarildos është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli.
Lini një Përgjigje