TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2024, 13:15

Ndërroi jetë në spital pas aksidentit në autostradë, 18-vjeçari ishte djali i biznesmenit të njohur durrsak

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi jetë në spital pas aksidentit në autostradë,

18-vjeçari ishte djali i një prej emrave të njohur të biznesit në Durrës, Fatos Troplinit.

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 18-vjeçarit Arlis Troplinit nga Durrësi.

Policia bëri me dije se i riu ka humbur kontrollin e mjetit në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka rënë në kanal.

Pasi është transportuar në spital, ai nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën. 18-vjeçari ishte djali i një prej emrave të njohur të biznesit në Durrës, Fatos Troplinit.

"Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas."-njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje