TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2024, 18:52

Ndjekje me motor dhe shkëmbim zjarri në Athinë, plagoset një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ndjekje me motor dhe shkëmbim zjarri në Athinë, plagoset një

Një shqiptar ka mbetur i plagosur për shkak të të shtënave me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia”, në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.

Fillimisht ka pasur të shtëna, teksa më pas në spital ka shkuar një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull. Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thotë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna.

Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje kanë grumbulluar 7 gëzhoja, të cilat i kanë dërguar për ekspertizë.

Lini një Përgjigje