Zbardhen disa prej nofkave të përdorura nga anëtarët e gripit të “Rajave” në bisedat e enkriptuara në SKY ECC.
GJKKO ka lënë në burg Rexhep Rrajën dhe nëntë personat e tjerë të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal. Anëtarët e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK, mes tyre anëtarë të fisit Rraja dhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, trafikuan 2 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian.
Nga transkriptimi i bisedave të zbardhura në SKY ECC janë zbuluar disa prej nofkave të përdorura nga anëtarët e grupit:
Islam Sefa – “Kruja”
Bujar Sefa – “Venecia”
Hajdar Sefa – “Bruxel”, “Detroit USA”, “GjoranKruja”
Vidjan Baroka – “Rrushi”, “New ✌️”, “Plaku”, “979”
Biseda në SKY ECC:
“Kanë ra kutitë dje në Podgoricë”, thotë një prej të akuzuarve, duke iu referuar kapjes së një sasie prej 1.7 ton kanabis.
“Na marshin t’keqen”, ia kthen tjetri.
“Paskan bashkëpunu me shtetin ato që kishin rrugën që ra në Mal të Zi, mos mani gjo nëpër shpia”, vijon biseda./ Euronewsalbania
Lini një Përgjigje