TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2026, 15:34

Ngjarja e rëndë në Vlorë, 4-vjeçari dyshohet se ndërroi jetë për shkak të reaksionit nga mjalti

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarja e rëndë në Vlorë, 4-vjeçari dyshohet se
Spitali i Vlorës

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri, banues në Palasë, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe familjarët kanë vendosur ta transportojnë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës me mjet privat, pa e dërguar më parë në Qendrën Shëndetësore të zonës. Dyshimet e para flasin për një reaksion pas konsumimit të mjaltit, megjithatë ky mbetet vetëm një version fillestar.

Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija ka mbërritur në spital pa shenja jete. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera që mund të lidhen me ndërhyrje të jashtme.

Autoritetet shëndetësore dhe policore kanë nisur procedurat përkatëse, ndërsa priten ekzaminimet e specializuara mjeko-ligjore që do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes. Hetimet vijojnë, ndërkohë që çdo përfundim përfundimtar do të bëhet publik vetëm pas rezultateve zyrtare.

vlore spital 4-vjeçari

Lini një Përgjigje