TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2023, 22:01

“Ngjarje e paralajmëruar”, Karamuço zbardh detaje nga ekzekutimini në Kavajë: Vrasësi nuk ishte i vetëm, e ndihmuan të tjerë!

Shkruar nga Pamfleti

“Ngjarje e paralajmëruar”, Karamuço zbardh detaje nga

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e Arian Gosës në Kavajë, ku deklaroi se autori ishte i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço tha se ngjarja nuk erdhi si një “rrufe në qiell të hapur” por ishte e paralajmëruar. Më tej ai shtoi se policia duhej të ishte vënë në lëvizje që në momentin që autori erdhi nga Italia, pasi mund të merrej me mend që ai do të merrte hak për të vëllanë.

“Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Vijnë nga një eksperiencë pothuaj 30-vjeçare ku policia i analizon rrisqet pas çdo vrasjeje, që ngre në këmbë një opinion të tërë. Kthimi i vëllait të viktimës duhet të ishte marrë në konsideratë e të ishte mbajtur në survejim. Policia i ka të gjitha format operative për të mbledhur informacion për më tepër që autori i vrasjes së djeshme nuk ka qenë vetëm, janë një grup personash që e kanë mbështetur. Policia ka një rrjet informativ dhe për një ngjarje të rëndë të këtyre përmasave që ndodh në Kavajë, duhet të kishte vënë më mirë veshin familjarëve personave të prekur thashethemeve të lokaleve, vëllait që erdhi nga Italia. Këto e kanë nxitur për ta vrarë në sy të babait siç vdiq vëllai i tij në sytë e djalit të tij. Kanë qenë ca paralele që ne i shikojmë e këmbanat ishin.”, u shpreh Karamuço.

karamuco ekzekutim kavaje vrases

Lini një Përgjigje