TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2025, 09:33

Një viktimë nga moti i keq/ Humbi një ditë më parë, gjendet e pajetë 76-vjeçarja në Devoll

Shkruar nga Pamfleti

Një viktimë nga moti i keq/ Humbi një ditë më

Është konfirmuar viktima e parë nga moti i keq në vendin tonë.

Një 76-vjeçare e identifikuar si Flora Hoxha, nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur këtë të shtunë pa shenja jete nga strukturat e kërkim-shpëtimit.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte njoftuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.

Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.

Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera. Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.

"Njoftohemi nga strukturat e kërkim-shpëtimit, lidhur me rastin e personit të humbur në fshatin Proger, bashkia Devoll, ku djali i zonjës F. H, 76 vjet, na sinjalizoi se zonja kishte dalë nga shtëpia në mëngjesin e dt. 21 Nëntor dhe nuk është kthyer. Zonja vuante nga demenca e plotë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Trupi i zonjës u gjend tani. Policia po kryen veprimet dhe FA do bëjnë nxjerrjen e trupit.
Për më shumë lidhur me situatën në qarkun tonë, ju informoj pas pak sapo të kemi një përditësim më të saktë. Por situata sot paraqitet më e normalizuar, si pasojë e mospasjes së reshjeve të tjera gjatë natës", njoftojnë uniformat blu.

 

Lini një Përgjigje