
Të shtëna me armë zjarri janë raportuat mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “8 Shkurti” në Fier dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armës, pas një sherri mes Romeo Çakos dhe Mariglen Sinajt, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti” në Fier, dyshohet se pas një konflikti midis dy personave, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Konkretisht, raportohet se Romeo Çako, 33 vjeç është konfliktuar fillimisht me Mariglen Sinaj dhe më pas situata ka eskaluar në përdorimin e armës.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje