TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2025, 20:03

Aksident i rëndë në ‘Rrugën e Kombit’, 1 i vdekur dhe 1 plagosur!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në ‘Rrugën e Kombit’, 1 i
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Rrëshenit, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45, në ‘Rrugën e Kombit’, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, ku janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë). Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut të rënduar, të shkaktuar nga ngjarja.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:45, në ‘Rrugën e Kombit’, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë). Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç. Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

Lini një Përgjigje