TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2023, 07:58

“Njiheshin me njëri-tjetrin”/ Dy skenarët që po hetohen për masakrën me 6 të vrarë në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

“Njiheshin me njëri-tjetrin”/ Dy skenarët që po

Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes tragjike në Greqi, ku u vranë me armë zjarri 6 shtetas të dyshuar si shqiptarë.

Sipas mediave greke, Policia ka ndërtuar 2 skenarë lidhur me ngjarjen e rëndë që u mori jetën shqiptarëve.

Skenari i parë, të cilin e konsiderojnë më të mundshëm, është se autorët u kishin bërë pritë 6 personave të vrarë.

Dhe skenari i dytë është se mes dy bandave ka pasur një “takim”, por pasi nuk është arritur “marrëveshje” mes tyre, kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit.

Gjithashtu sipas asaj që bëjnë të ditur mediat greke, anëtarët e dy bandave njiheshin me njëri-tjetrin.

Pesë prej gjashtë viktimave u ekzekutuan brenda një makine me targa gjermane tip “Ford” në periferi të Athinës në Greqi.

Lini një Përgjigje