TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2024, 13:15

Nuk i pëlqeu vendimi, 63-vjeçari tenton të dhunojë gjyqtaren në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i pëlqeu vendimi, 63-vjeçari tenton të dhunojë

Një 63-vjeçar është arrestua nga policia në Lushnjë pasi ka tentuar të tentuar të godasë një gjyqtare. I arrestuari është Jorgji Kore, 63-vjeç. Bëhet fjalë pë një gjyq për çështje pronësie dhe pasi gjykata ka marrë vendimin, 63-vjeçari ka tentuar të dhunojë vendimmarrësen.

"Kundërshtoi vendimin e gjykatëses, gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie, dhe më pas tentoi ta godiste atë, kapet dhe ndalohet 63-vjeçari. 

Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

lushnje gjykata

Lini një Përgjigje