Kronike12 Prill 2024, 22:19

Tentoi të vidhte me pistoletë lodër pikën e këmbimit valutor në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vidhte me pistoletë lodër pikën e këmbimit

Policia e Durrësit ka arrestuar 29-vjeçarin Erind Lubishta, i cili tentoi të vidhte me pistoletë lodër një pikë të këmbimit valutor në Durrës.

Policia ka mundur ta identifikojë dhe ndalojë në kohë rekord të riun, i cili u paraqit në pikën e këmbimit valutor me kapuç në kokë dhe pistoletë lodër në dorë.

Në momentin e arrestimit, i riu kishte me vete edhe pistoletën lodër, që përdori gjatë tentativës së grabitjes në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Kujtojmë se ditën e sotme me kapuç dhe armë në dorë hajduti është afruar në drejtim të exchange rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe është futur brenda ambienteve.

Por, punonjësit e exchange, të cilët kanë vënë re që ai ishte i armatosur, nuk kanë hapur derën e sigurisë brenda pikës së këmbimit valutor. Pasi dera nuk i është hapur grabitësi u largua me shpejtësi nga vendngjarja.