Kronike13 Prill 2024, 08:39

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas për vdekje motoristin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të Fier-Sheganit.

Automjeti përplasi një person që udhëtonte me motor elektrik. Viktima është identifikuar si Etem Bushi, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit.

Blutë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.