Kronike28 Janar 2024, 11:43

Nuk kanë të ndalur rastet e dhunës në familje, arrestohet 38-vjeçari në Pukë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk kanë të ndalur rastet e dhunës në familje, arrestohet

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Pukës pasi ka dhunuar bashkëshorten.

Policia ka arrestuar shtetasin me inicialet E.S banues në fshatin Lumzi.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në fshatin Lumzi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij", njofton policia.