Kronike30 Nëntor 2023, 21:52

Ekzekutohet me armë zjarri 56-vjeçari shqiptar në Greqi, qëllohet me 3 plumba në gjoks (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutohet me armë zjarri 56-vjeçari shqiptar në Greqi,
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Paleo Faliro, ku si pasojë ka mbetur i  vdekur një 56-vjeçar, i cili ka marrë 3 plumba në gjoks.

Sipas informacioneve, pak pas orës 21.00 qytetarët kanë telefonuar Policinë dhe kanë raportuar se një person ishte qëlluar me armë zjarri teksa ishte në rrugë, pranë një pallati në rrugën Atlas, shkruan "Protothema".

Sipas të dhënave të para, shtetasi i lënduar është qëlluar në gjoks dhe është dërguar i gjallë në Evangelismos, por ka ndërruar jetë atje. Ai është identifikuar si Thimo Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti nga Berati, i datëlinjdjes 18.1.1967. 

Ekzekutohet me armë zjarri 56-vjeçari shqiptar në Greqi,

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja 9 mm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se 56-vjeçari kishte shumë precedentë penalë, pasi ishte akuzuar më parë për anëtarësim në organizata kriminale, trafik droge, shkelje të Kodit Doganor dhe falsifikim dokumentesh. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një atentat dhe shkak kryesor po hetohet trafiku i drogës.

Ekzekutohet me armë zjarri 56-vjeçari shqiptar në Greqi,

Në lidhje ma autorët, autoritete greke janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy ose më shumë, të cilët pas atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ekzekutohet me armë zjarri 56-vjeçari shqiptar në Greqi,