TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2025, 08:38

Operacion antidrogë në Peqin/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë dhe municion luftarak; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Operacion antidrogë në Peqin/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen

Pesë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi policia zbuloi 112 bimë kanabisi në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave".

Policia ka goditur një organizatë kriminale e cila akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Pas hetimit disajavor, policia ka asgjësuar asgjësohen 112 bimë kanabisi në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë.

Gjithashtu u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.

5 persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është nën hetim dhe 1 i shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë Qemal e Qazim Kaseja (babë e bir), Erges Juba dhe Altin e Ali Haskasa (babë e bir). Policia nisi procedim penal ndaj shtetasit E. K., 32 vjeç, ndërsa A. J. është shpallur në kërkim.

Operacion antidrogë në Peqin/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen

“Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive.

Si rezultat i operacionit:

-u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë;

-u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Syri i natës”.

Në kuadër të operacionit:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.

-nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ;

-u shpall në kërkim shtetasi A. J.

Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje