TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2025, 18:32

Operacioni antidrogë në Tiranë, në pranga edhe dy drejtorë të “One Albania”

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni antidrogë në Tiranë, në pranga edhe dy
Foto nga operacioni

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë...

Nuk kanë fund skandalet që shoqërojnë kompaninë ONE Albania. Pas ankesave të shumta për dështimin e shërbimit ndaj klientëve dhe problematikave të vazhdueshme, kompania përballet tashmë me një goditje të rëndë.

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga Policia e Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve spikasin edhe emra të lidhur drejtpërdrejt me ONE Albania.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania, si edhe Artan Pullazi, Team Leader në këtë kompani.

Rasti i Erald Sinës nuk është i panjohur për organet ligjzbatuese. Disa muaj më parë, ai u mor nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në ambientet e ONE Albania. Për këtë ngjarje, autoritetet vunë nën hetim tetë persona, shtatë prej të cilëve ishin punonjës të kompanisë së sigurisë “Nazeri 2000” dhe punonjës të sigurisë së brendshme të ONE Albania. Por duket se ai dhe kolegu i tij janë të përfshirë edhe në trafik droge. 

Grupi e shpërndante drogën në disa zona të Tiranës si: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lënda narkotike shitej nëpër lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

Në kuadër të këtij operacioni, policia sekuestroi 10 kg kanabis dhe 100 doza, rreth 500 gramë kokainë, 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro cash.

Personat e arrestuar:

Renaldo Dalipi, 32 vjeç

Engelbert Pjetri, 33 vjeç

Armandi Hajdini, 43 vjeç

Olsi Mici 32 vjeç

Fatjon Cela (Çela), 34 vjeç

Xhon Boci, 31 vjeç

Laert Murataj, 23 vjeç

Artan Pullazi, 47 vjeç

Erald Sina, 39 vjeç

Blerim Mali, 34 vjeç

Gentjan Vercani, 39 vjeç,

Valerjos Bushi, 19 vjeç

Olkid Hajdari, 35 vjeç

Dylber Alijaj, 39 vjeç

Angjelos Mema, 23 vjeç

Majdi Musa, 19 vjeç

Jurgen Hekurani, 29 vjeç

Erdison Gjella, 31 vjeç

Abdurahman Bollati, 20 vjeç

Klodian Rrucaj, 27 vjeç

Indri Nakaj, 22 vjeç

Genti Kraja, 20 vjeç

 

drog one albania operacion

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Po degjenorjne nje vend te tere? Çohuni o rini, çohuni çlironi vendin nga bandat mizore t Saehut e Ramutit. Çohuni sapo deshët te mos ju mallkojnë neser femijet e nipërit tuaj.

    1. L
      Liria

      Cohu edhe ti o Jeta mos bej vetem thirrje nga fb

    Lini një Përgjigje