
Ditën e sotme janë zbardhur emrat e trafikantëve që u arrestuan gjatë megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë i cili u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Guardia di Finanza italiane. Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Flakë në det” u arrestuan shtetasit:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga njoftoi sot përmes një deklaratë për shtyp se në këtë operacion u sekuestruan dy armë zjarr, një automjet tip “Audi” si dhe 45 mijë euro, 2 mln lekë të vjetra, 500 paund dhe franga zviceriane dhe 25 aparate celulare.
Sipas policisë u sekuestruan 28 kg kanabis, që u gjet në afërsi të vendit ku është mbytur veliera e djegur. Sipas burimeve, policia ka bllokuar 4 gomonet me drogë të cilat ishin nisur nga Laguna e Patokut, ndërsa ka gjetur edhe një velierë të djegur nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim fshehjen e provave.
Veliera ishte me flamur ukrainas dhe është nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në detin Adriatik 18 milje nga laguna Patokut. Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.
Lini një Përgjigje