TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2023, 11:37

Detaje nga megaoperacioni i DEA-s, baza e rrjetit një kompleks në pronësi të një trafikanti në Fushë-Kuqe; ish-policit iu gjetën 10 mln lekë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga megaoperacioni i DEA-s, baza e rrjetit një kompleks në

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal, që bazën e trafikut e kishte në Fushë-Kuqe.

Gazetarja Klodiana Lala tha se ish-efektivit të policisë, Ardit Ismailuka i janë gjetur cash 10 milionë lekë. Ndërkohë, zëvendësdrejtori i policisë refuzoi në daljen publike që të sqaronte nëse ish-polici ka lidhje me këtë grup kriminal.

Gazetarja Lala tha mes të tjerash se trafikantët dje pasi vunë re se ishin pikasur nga policia, i vunë flakën verlierës.

Ndërkaq, dje dhe sot është ushtruar kontroll në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe, ku mendohet se ka qenë dhe baza e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se i përket një personi të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine. Disa prej të arrestuarve kanë refuzuar që të japin shpjegime, pavarësisht tentativës së oficerëve.

Lini një Përgjigje