TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2023, 15:28

Pagoi 16-vjeçarin për t’i vendosur tritol italianit që nuk i dha 100 mijë euro, Gjykata lë në burg Edmond Arapin

Shkruar nga Pamfleti

Pagoi 16-vjeçarin për t’i vendosur tritol italianit që

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg për Edmond Arapin, personi që porositi shpërthimin me tritol pranë një fasonerie në zonën e Freskut në Tiranë. 

Ndërsa për 16-vjeçarin, Arnold Vatocin që vendosi sasinë e tritoli pranë portës së fasonerisë në pronësi të shtetasit italian, është vendosur masa ‘arrest në shtëpi’.

Ndërkohë 46-vjeçari, Edmond Arapi ka mohuar akuzat dhe përfshirjen në ngjarje.

Nuk e kam njohur as takuar kurrë biznesmenin Italian. Nuk kam asnjë konflikt me të. Unë punoj prej disa kohësh në një gurore në Himarë. Qëndroj një pjesë të kohës atje për të siguruar të ardhura për familjen. As djalin (Arnold Vatocin) nuk e njoh as se kam takuar ndonjëherë. S’jam i përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë Edmond Arapi.

I mituri ka refuzuar të flasë dhe të japë dëshmi duke ia lënë avokatit të tij mbrojtjen. Burimet konfirmojnë se 16-vjeçari rezulton edhe më herët i përfshirë në veprime në konflikt me ligjin dhe i proceduar. Ndërkohë që në polici ka deklaruar qe Arapi i ka thënë të vendos tritolin në biznesin fason.

tritotl fasoneria italiani

Lini një Përgjigje