TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2025, 12:20

Panik në Shkodër, një person i armatosur futet me skafandër në argjendari

Shkruar nga Pamfleti
Panik në Shkodër, një person i armatosur futet me skafandër
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari. Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.

Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

 

Lini një Përgjigje