TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 11:54

Parandalohet krimi në Shkodër/ “Do të vras”, dhunoi bashkëfshatarin dhe e ndoqi me sëpatë, arrestohet 53-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohet krimi në Shkodër/ “Do të vras”, dhunoi

Parandalohet një krim i rëndë në Vaun e Dejës në Shkodër.

Policia bën me dije se një 53-vjeçar dhunoi fizikisht një person dhe tentoi ta godiste me thikë, ndërsa e kanosi me sëpatë.

53-vjeçari me inicialet A. G., dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e 63-vjeçarit, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë.

Sekuestrohen 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone.

"Vau i Dejës/Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale. Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar që dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë. 53-vjeçari dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë. Sekuestrohen 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi:

A. G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës. Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta. Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur 4 mjete prerëse (3 thika dhe 1 sëpatë), të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje