TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 10:57

Aksion anti-drogë në Korçë/ Shoqërohen 8 persona, sekuestrohen para, kanabis dhe automjete 

Shkruar nga Pamfleti

Aksion anti-drogë në Korçë/ Shoqërohen 8 persona,

Një grup i trafikikut dhe shitjes së lëndëve narkotike, është goditur nga policia në Korçë. Mësohet se janë shoqëruar 8 persona që dyshohen si anëtare të grupit të shitjes dhe trafikut të kanabisit, dy prej të cilëve u arrestuan. 

Nga kontrollet në banesat e të arrestuarve, janë sekuestruar para cash në vlerë të konsiderueshme dhe kanabis.

"Vijojnë kontrollet intensive të drejtorisë vendore të policisë Korçë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të inteligjencës policore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, vazhdojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe parandalimin këtij aktiviteti kriminal.

Nga informacionet e marra bëhet me dije se gjatë kontrolleve intensive ditore, mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar një grup personash prej rreth 8 vetash, ku në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur arrestimi i dy persona, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike canabiss sativa.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kontrolle në mjete dhe banesa, është sekuestruar lënda narkotike e dyshuar canabiss, vlera monetare të konsiderueshme dhe automjete në përdorim të personave të arrestuar. Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë vijon puna për kapjen e personave që kryejnë veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", njofton policia.

Lini një Përgjigje