Kronike24 Shkurt 2024, 14:52

Përleshje mes shqiptarësh në Francë, njëri plagoset me armë tjetri me thikë

Shkruar nga Pamfleti

Përleshje mes shqiptarësh në Francë, njëri plagoset me

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Clermont-Ferrand të Francës, pas një sherri.

Njëri prej tyre u plagos nga një armë zjarri në gjoks dhe tjetri nga një plagë me thikë në fyt.

Sherri ka ndodhur në lagjen Croix-de-Neyrat të Clermont-Ferrand, rue des Clos. Policia ka bërë me dije se të përfshirët në ngjarje kanë qenë në një automjet “Renault Scénic” në të cilin ndodheshin 2 persona dhe një “VW Golf” në të cilin ka qenë një person. Motivi i sherrit ende nuk dihet.

Mësohet se personi që mbërriti me “Golf” me sa duket e goditi me thikë në fyt një shqiptar banues në Scenic. Një nga pasagjerët e makinës u përgjigj me një të shtënë duke goditur tjetrin në gjoks. Dy personat që banonin në Scenic janë larguar veçmas, pasagjeri në këmbë, shoferi me mjetin. Personi i plagosur nga plumbi është dërguar në spital. Për momentin nga Komisariati nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Dy orë më vonë, personi me dëmtim të arteries karotide u paraqit në qendrën shëndetësore République, e cila njoftoi komisariatin.

Ai u trajtua para se të merrej në paraburgim. Ai është një shqiptar 30-vjeçar që ishte nën kontrollin gjyqësor dhe i ndalohej të largohej nga Allier. I plagosuri nga të shtënat me armë është gjithashtu shqiptar, 25 vjeç.