TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2025, 11:18

Plagosen burrë e grua, u qëlluan me armë nga fqinji

Shkruar nga Pamfleti

Plagosen burrë e grua, u qëlluan me armë nga fqinji

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga raportimet mësohet se Sami dhe Nadire Disha, burrë e grua, janë qëlluar me armë nga fqinji i tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Gosë të Rrogozhinës pas një sherri që ka pasur mes fqinjëve, që ka precipituar në përdorimin e armës. Mësohet se çifti i bashkëshortëve u qëlluan me një çifte nga fqinji i tyre, Shpëtim Osma, i cili është dorëzuar pas ndjekjes nga policia. 

Raportohet se Sami Disha është plagosur në këmbë, ndërsa gruaja e tij ka plagë në bark.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. 

Lini një Përgjigje