TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2025, 14:11

Plagosi 43-vjeçarin, ekstradohet nga Greqia i riu që ishte shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi 43-vjeçarin, ekstradohet nga Greqia i riu që ishte shpallur
Pamje nga ekstardimi

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje është kapur në Greqi dhe është ekstraduar në Shqipëri, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke.

Gjykata e Beratit, me një vendim të vitit 2023, ka caktuar ndaj Besmir Ajazit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Besmir Ajazi akuzohet se më 17 Gusht 2023, në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës, ka plagosur rëndë duke goditur disa herë me mjet thikë, 43-vjeçarin me iniciale E. B., gjatë një konflikti të çastit me të.

"Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The ëanted”.

Plagosi rëndë, me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të, në Kuçovë, kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri, 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The ëanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.

Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të", njofton policia. 

Lini një Përgjigje