TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 22:44

Plagosi kushëririn e Kryebashkiakut të Kukësit, vetëdorëzohet drejtori i Bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi kushëririn e Kryebashkiakut të Kukësit,

Vetëdorëzohet në polici 25-vjeçari, i cili plagosi Elvis Halilaj, 29 vjeç, i afërt i kryetarit të bashkisë së Kukësit.

Policia bën me dije se Sebastian Muçmata është vetëdorëzuar vetë në polici.

Halilaj është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, i cili pas një konflikti është plagosur nga Sebastian  Muçmata, i cili është vëllai i Zenel Muçmatës, me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje