TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2024, 12:13

Plagosi me armë të birin, zbardhet dëshmia e 83-vjeçarit nga Pogradeci: Isha i stresuar, ai më ka dhunuar

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me armë të birin, zbardhet dëshmia e 83-vjeçarit

83 vjeçari Agim Shkullaku ka shpreur pendesë para grupit të hetimit për ngjarjen e një dite më parë në fshatin Stropckë të Pogradecit ku ai qëlloi dy herë me çifte duke lënë të plagosur rëndë djalin e tij, Përparim Shkullaku.

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qenë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, - ka thënë ai.

83 vjeçari Agim Shkullaku pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t'u njohur me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja e 47 vjeçarit Përparim Shkullaku paraqitet stabël.

Kujtojmë se 47-vjeçari, i biri i 83-vjeçarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babanë e tij, ndërsa nuk dihet dhe as 83-vjeçari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qenë e vazhdueshme.

Do të jenë hetimet e thelluara që do të bëjë policia për të zbardhur të gjithë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Lini një Përgjigje