TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2025, 14:47

Plagosi me thikë një 45-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Mallakastër

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me thikë një 45-vjeçar, shpallet në kërkim i
Foto Ilustruese

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një të ri.

Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ndërsa në kërkim është shpallur një 26-vjeçari me iniciale M.B.

Sipas policisë, pas një debati mes tyre, i riu goditi me thikë 45-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë, autori i dyshuar është në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit", njofton policia.

plagosje me thike

Lini një Përgjigje