TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2024, 09:51

Plagosi të riun në Mamurras, lihet në burg autori: Qëllova në gjaknxehtësi

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi të riun në Mamurras, lihet në burg autori: Qëllova

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në Mamurras, do të qëndrojë në burg pa afat. Endri Baçuku i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, u njoh me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 23-vjeçari mësohet se ka shfaqur pendesë, duke deklaruar se kishte qëlluar në gjaknxehtësi e sipër pas një sherri të çastit.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në Burg", për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja ndodhi mesditën e 8 marsit në qendër të qytetit të Mamurrasit, ku sherri mes dy të rinjve degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Jurgen Ndreca.

25-vjeçari mori një plumb në shpatull dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin brenda pak minutash të autorit të ngjarjes si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pistoletës së përdorur nga ai.

mamurras plagosje

Lini një Përgjigje