TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 15:46

Plagosje në Durrës, i moshuari qëllohet me thikë pas sherrit për domino!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje në Durrës, i moshuari qëllohet me thikë pas sherrit
Një i moshuar është plagosur me thikë pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për arsye banale.  

Një 70 vjeçar dhe një 68- vjeçar po luanin domino dhe një moment janë përfshirë në një sherr që përfundoi në plagosjen me thikë të 68-vjeçarit. 

Ngjarja ka ndodhur tek lulishtja pranë filialit të Postës Shqiptare. Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar u ndalua nga policia. 


Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje