TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2025, 18:31

Po lahej në det, mbytet turistja 66-vjeçare në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Po lahej në det, mbytet turistja 66-vjeçare në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 66-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se 66-vjeçarja është nga Bosnje Hercegovina dhe është mbytur teksa po lahej në det. 

Aktualisht në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të sqaruar dhe deokumentuar rrethanat e ngjarjes së rëndë. 

"Durrës / Informacion paraprak: Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det, shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes", njofton policia. 

Lini një Përgjigje