Kronike23 Maj 2024, 18:57

“Po më thotë shoku nuk osht ai”/ Si u vra gabimisht Shkëlzen Kastrati, Albert Zaja: I dola anash se nuk qëllohej në popull

Shkruar nga Pamfleti
“Po më thotë shoku nuk osht ai”/ Si u vra gabimisht
Albert Zaja

Të tjera detaje kanë dalë nga dosja e SPAK, lidhur me aksionin kundër klaneve kriminale. Në një nga bisedat në Sky Ecc tregohet se si u ngatërrua shënjestra në atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit.

Ky i fundit u vra në vitin 2021 me dy plumba në kokë, por në fakt shënjestër ka qenë vëllai  tij Klemet Kastrati. Sipas dosjes së SPAK, porositës ka qenë Gentian Binjaku. Vrasjen e morën përsipër Albert Zaja dhe Tori Xhecuka.

Në bisedë tregohet se ata i kanë ngatërruar dy vëllezërit dhe nuk kanë qëlluar objektivin e kërkuar. Po ashtu aty del dhe emri i Vis Martinajt.

Pjesë nga dosja.

624. Më datë 10.12.2020 Albert Zaja ka nisur komunikime me Gentian Binjakun. Gentian Binjaku në këtë periudhë ka qenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pasi referuar sistemit TIMS, ky shtetas është larguar më datë 18.10.2020 dhe ende sot nuk ka ardhur në Shqipëri.

625. Më datë 11.12.2020 në orën 12:20:20 Gentjan Binjaku i dërgon foto të marrë nga mediet në internet të shtetasit Kelment Kastrati. Kjo foto përputhet me foton që është pasqyruar në artikullin... Binjaku i kërkon Albert Zajës që të dalë në Fier dhe ta shohë në mënyrë që ta fiksojë si pamje. Albert Zaja i tregon se e ka fiksuar rutinën e personit dhe se paraqitje do i duhet edhe pak që ta fiksojë mirë.

626. Më datë 12.12.2020, Albert Zaja i tregon Gentjan Binjakut se ka qenë në Fier dhe ka parë të dy vëllezërit Kastrati dhe se ato ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Këtë ditë Zaja i tregon se ka parë vëllanë që ka makinë ML, ai dërgon mesazhe "...Pastaj pam ate me mel...". Albert Zaja i tregon se gjatë ditës ka parë 3 persona por Gentjan Binjaku i përgjigjet "...do dy tre dit durim sa te rastisi tamem...". Albert Zaja edhe një herë i kërkon që të saktësojë personin duke dërguar mesazhe "...Po vetem ta din fiks kush osht....Se mos bojm noj gabim... Vlla...".

632. Bisedat mes Tori Xhecukës dhe Albert Zajes ndërpriten nga ora 08:11:33 deri10:59:44. Pas kësaj Tori dhe Albert Zaja komunikojnë me njëri-tjetrin teksa kthehen për në Tiranë pasi kanë kryer vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ne orën 1:08:29 Albert Zaja i tregon sa ka kaluar rrethrrotullimin e TEG-ut dhe i emrin kujtohet ta "Laura". gjejë Tori dhe ta Xhecuka hedhë. 1 kërkon Albert Zajes që të bëj kujdes se në makinë ka një i gëzhoje tregon se Florenc Kelmendi kërkon të udhëtoje me Torin.

633. Po në datën 1 shkurt 2021, pas vrasjes së kryer, Albert Zaja komunikon me Gentjan Binjakun dhe i thotë që shoku i tij që personi që kanë vrarë nuk është ai që ka kërkuar Gentjan Binjaku. Ai i dërgon mesazhet "..Ca bon vlla si je.. Va njerzi.. Po me thot shoku nuk osht ai. Per son po ket me kanë tregu...Tu dhe ate dit epash me toyoto te vogel jo ky tha po ky me benzin...Dhe ikam nejt nje jav tu epa...Se di ëlla..Ket me kan tregu.". Albert Zaja i shpjegon se ka vrarë personin që i kanë treguar lidhjet e Gentjan Binjakut dhe ka marrë disa herë konfirmim nga Gentjani lidhur me personin që do vritet.

634. Albert Zaja ka dërguar mesazhet zanore "..audiofile: po ato njerëzit që më ke cu ti, këtë më kanë thënë vëlla, më patën thënë për atë me Toyota nji i madh domethënë ishte trup i madh, domëthënë ai tjetri me flokë te rame pak me shume se ky, me tha io ky vella po ështe është ky vella me kete ML me xhipin tha, ky është tha, i pata pyt të pata thënë dhe ta ndaim tamom se kush është, më tha vlla është si ky, me rregull thashë,_e kam rujt gjithë ato ditè mo, e kam rujt dhe nji jave tani prap..." ..".. audiofile: io mër vlla se e kam ndiek mirë prei lokali, prei ke rrethi der ke rrethi tjetër atje ku ka ndodh, e kam pa mire në surrat. I kam dale anash pastaj kemi vepru se s’qëllohej në popull.".

Në mbylije të bisedës Albert Zaja i tregon se lidhur me faktin që ka vrarë vëllanë tjetër dhe jo Kelment Kastratin, i shkruan "...Un njesoj e kam pas. Po ato njerzit tu ket me kan than...Se te kam pyt dhe ty thuaj ta ndajn kush osht fiks nese e mban men. Dhe kur erdha pas dy ditesh me than ky osht...

635. Gentjan Binjaku më datë 1 Shkurt 2021, ka patur komunikime edhe me persona të tjerë, ku konkretisht në orën 13:08:05 i dergon mesazh një përdoruesi të paidentifikuar "..pb vlla. e kan ngaterruar..." " po japin dhe tani që është ngaterru... mir që ska qen ndonje pa lidhje fare.".

636. Me datë 03.02.2021, Ervis Martinaj i shkruan Albert Zajes dhe i thot që të pastrojë shtëpinë të heqë sendet e paligjshme me urgjencë si dhe të fshehë makinën Audi me targë 619. Ervis Martinaj i thotë që te fshihet pasi ka informacione se Albert Zajën kërkojnë ta arrestojnë. Albert Zaja e pyet se c'ka ndodhur dhe Ervis Martinaj i dërgon një fotografi ku shfaqet një autoveturë Audi A3 ne rruge. Albert Zaja i tregon se nuk e ka Audin pasi e ka marrë kunati i tij dhe se makina është e një mikut te tij. Albert Zaja e pyet nëse makina Audi ka dalë në vrasje apo lëvizje. Ervis Martinaj më pas i dergon fotgrafi të nje artikulli në medie ku titulli është "Ndërtohet identiteti, dëshmitari.."

637. Pas lajmit, Ervis Martinaj i dërgon fotografimin e një bisede të bërë me një aparat telefonik tjetër ku shfaqet biseda dhe një foto me shkrimin Edmond Mahmut Coka. Albert Zaja tregon se Edmond Coka është kunati i tij. /Pamfleti