
Një 38-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën tragjikisht, teksa ishte duke tërhequr një varkë, pas pasojave të përmbytjeve që kishte lënë stuhia “Daniel”.
Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volos, ku shqiptari jetonte me familjen e tij. Mësohet se varka të cilën ai po pastronte, teksa ishte duke e tërhequr i ka zënë dorën dhe më pas e ka zënë poshtë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave raportohet se 38-vjeçari ishte baba i dy të miturve.
Megjithë mobilizimin e ndihmës së shpejtë në Greqi, fatkeqësisht 38-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.
Babai i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, kishte vendosur të jetonte përgjithmonë në Greqi, shkruajnë mediat vendase.
Lini një Përgjigje