TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2023, 12:38

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Sarandë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Uniformat blu raportojnë se Gjovalin Shkambi, banues në Shkodër po transportonte në furgonin e tij 11 emigrantë, kundrejt fitimit të parave.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”.

U kap në flagrancë teksa transportonte 11 emigrantë, me furgon, për të kaluar ilegalisht kufirin, arrestohet 46-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven”.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

46-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

transport emigrante te paligjshem arrestim sarande

Lini një Përgjigje