Zbardhen detaje nga hetimet lidhur me atentatin në Lundër mbrëmjen e 17 prillit, ku mbetën të plagosur 4 persona mes tyre 2 të mitur.
Bëhet me dije se në zonën ku dyshohet se autorët kanë pritur makinën para ngjarjes, janë gjetur disa sende që mendohet t’u përkasin atyre.
Sipas hetuesve, autorët kanë qëndruar për një kohë të shkurtër në atë vend, ku dyshohet se u kanë rënë disa objekte dhe kanë dëmtuar edhe një gardh metalik. Pikërisht në këto sende, janë zbuluar gjurmë dhe material gjenetik, të cilat janë dërguar në laborator për analizë.
Pritet që në vijim të kryhen krahasimet gjenetike për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në atentat.
Teksa hetuesit kanë kryer edhe disa eksperimente hetimore, kanë arritur të zbulojën edhe intenerarin e përshkruar nga autorët e dyshuar. Ata janë nisur në Arbanë-Vishnje-Picallë-Sauk-Mjullë Bathore-Liqeni i Farkës-Rruga Agallarëve- dhe deri tek vendi i ngjarjes.
Në pjesën më të madhe të kësaj rruge përdoret shpesh here nga personel i policive private Security që lëvizin me motora dhe dyshohet se është përdorur e njëjta rrugë që te mos bien në sy.
Lini një Përgjigje