TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2025, 22:03

Policia reagon për ngjarjen në Shkodër, kush është 42-vjeçari që u dhunua dhe u sulmua më pas me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti
Policia reagon për ngjarjen në Shkodër, kush është
Makina e sulmuar

Policia ka reaguar mbi ngjarjen në Shkodër, ku u hap zjarr ndaj një automjeti në lëvizje. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një sherr mes disa personave dhe një 42-vjeçar është dhunuar, teksa më pas është hapur zjarr ndaj automjetit të tij.

Personi ndaj të cilit është hapur zjarr është identifikuar si Edison Tirana 42-vjeç.

Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, tha policia.

 

Lini një Përgjigje