TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2025, 21:37

Sherri nisi te dogana e Hanit të Hotit, zbulohen detaje nga sulmi me armë zjarri në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Sherri nisi te dogana e Hanit të Hotit, zbulohen detaje nga sulmi me
Makian e sulmuar

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja në Shkodër, ku ndaj një automjeti është hapur zjarr në lëvizje. Dyshimet janë se ka pasur një konflikt mes drejtuesve të dy mjeteve, konflikt që ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.

Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka patur të shtëna me armë zjarri.

Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj. Pas sulmit shoferi e ka braktisur mjetin dhe është larguar drejt spitalit. Sipas burimeve policia ka nisur kërkimet, teksa ka identifikuar edhe automjetin tjetër nga ku ndodhi sulmi. 

 

Lini një Përgjigje