TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 12:20

"Policia refuzoi ta ndihmonte", babai i Egli Progës rrëfen takimin e fundit me të birin: E gjeta të vdekur pas 1 ore

Shkruar nga Pamfleti

"Policia refuzoi ta ndihmonte", babai i Egli Progës rrëfen

Babai i Egli Progës, 42-vjeçarit i cili dyshohet se u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit, ka rrëfyer takimin e fundit me të birin 1 orë para se ai të ndërronte jetë.

“Fola me djalin mirë e bukur në lokalin tonë dhe u largova për në shtëpi. Pas 1 ore më lajmërojnë që të shkoja në spital dhe atje e gjej djalin të vdekur”, u shpreh ai.

Nazmi Proga rrëfeu se djali i tij është larguar nga lokali në pronësi të tyre dhe ka shkuar tek lokali i një shtetasi tjetër, ku edhe është dhunuar.

Ai ngriti pikëpyetje se kush e nxori të birin nga ambientet e lokalit në rrugë.

“Problemi është që djali nga lokali im ka hyrë në një lokal tjetër dhe këtu nuk e di a e kanë thirrur apo ka shkuar vetë. Krimi është bërë në atë lokal, dhe djali nuk e dimë kush e nxori jashtë nga lokali, doli vetë apo e nxorën të tjerë për të shpëtuar veten e tyre apo për të mbuluar krimin”, u shpreh Nazmi Proga.

Babai i viktimës kërkoi drejtësi për të birin duke theksuar se është i zhgënjyer me policinë, pasi ata nuk kanë dashur të dalë e vërteta, duke thënë që djali është rrëzuar vetë dhe duke shkuar me vonesë në vendngjarje.

“Ditën që ndodhi fatkeqësia isha me djalin para një ore. Fola me djalin mirë e bukur në lokalin tonë dhe u largova për në shtëpi. Pas 1 ore më lajmërojnë që të shkoja në spital dhe atje e gjej djalin të vdekur.

Problemi është që djali nga lokali im ka hyrë në një lokal tjetër dhe këtu nuk e di a e kanë thirrur apo ka shkuar vetë. Krimi është bërë në atë lokal, dhe djali nuk e dimë kush e nxori jashtë nga lokali, doli vetë apo e nxorën të tjerë për të shpëtuar veten e tyre apo për të mbuluar krimin. Të dalë e vërteta kush e ka goditur, as nuk është rrëzuar dhe as nuk ka pësuar infarkt, se kush e ka vrarë ta nxjerrë shteti.

Me policinë jam i zhgënjyer, ata nuk kanë dashur të dalë e vërteta, duke thënë që djali është rrëzuar vetë, duke shkuar me vonesë në vendngjarje dhe ambulanca ka shkuar me vonesë.

Pasi e kanë dërguar në spital, policët sërish kanë tentuar të gënjejë duke thënë që është rrëzuar, duke mos i futur të vërtetës, që është goditur dhe vrarë nga njerëz kriminelë, njerëz ordinerë.

Të veprojë drejtësia, të pastrohej nga elementë që nuk janë në gjendje të bëjnë punën. Kemi filluar vetë një proces penal ndërkohë që të dalë e vërteta. Unë një dalë kisha, e rrita me mund e me djersë, kishte dy fëmijë për të rritur, e la gruan të venë me halle e probleme. Nuk dua të mbyllet ky muhabet kot më kot. Të vendoset pika mbi i”, tha Nazmi Proga.

Lini një Përgjigje