TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2025, 14:21

Policia 'zbarkon' në zonën e Ali Demit, sherr mes disa personave pranë zyrave të PSD-së

Shkruar nga Pamfleti

Policia 'zbarkon' në zonën e Ali Demit, sherr mes disa

Forca të shumta policie janë vendosur vetëm pak momente më parë në zonën e njohur si “Ali Demi” në kryeqytet.

Raportohet se ka ndodhur një sherr mes disa personave në zonën e Ali Demit, Tiranë.

Bëhet me dije se konflikti ka ndodhur afër zyrave të PSD-ës.

"Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje