
Katër të reja spanjolle janë vënë nën hetim nga policia, pasi kthyen në 'fole' prostitucioni një apartament në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.
Vajzat spanjolle të moshës 26 dhe 27 vjeç, u kapën në apartamnet nga forcat e policisë, të cilët gjatë kontrollit gjetën edhe një sasi të vogël lënde narkotike si dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje