TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 11:09

Prodhonin veshje false dhe i shisnin si firmato, arrestohet djali i ish-kandidatit për deputet Luan Haka

Shkruar nga Pamfleti

Prodhonin veshje false dhe i shisnin si firmato, arrestohet djali i

Ka rënë në prangat e policisë edhe djali i kandidatit për deputet Luan Haka, pas goditjes së një aktiviteti të paligjshëm në fushën e kontrabandës dhe falsifikimit të markave të njohura.

Në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, policia ka ndaluar 21-vjeçarin Lirodon Haka  bashkëadministrator i një prej magazinave ku dyshohet se kryhej magazinimi dhe stampimi i veshjeve të kontrabanduara me logo të falsifikuara të markave ndërkombëtare. Së bashku me të, u arrestua edhe një shtetas turk 46-vjeçar, i cili dyshohet se koordinonte procesin e stampimit.

Prodhonin veshje false dhe i shisnin si firmato, arrestohet djali i

Të dy ishin shpallur në kërkim një ditë më parë, pas ndalimit të 4 personave dhe procedimit në gjendje të lirë të 4 të tjerëve. Operacioni u shtri në zonën e fshatit Brrar, ku u identifikuan ambientet ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm. Materialet hetimore janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

"Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim.

Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara.

I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.

Dje, gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç.

Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje